Dentistri Estetike

URË PORCELANI

Çfarë është një urë porcelani?

Një urë prej porcelani është një mundësi trajtimi për zëvendësimin e një dhëmbi të humbur. Family Dental krenohet me prodhimin e urave që janë të shkëlqyera, duken të natyrshme dhe janë shumë funksionale.

Nëse për ndonjë arsye keni humbur një dhëmb ose disa dhëmbë, ju mund jeni një kandidat për një urë. Opsionet e tua të tjera janë zëvendësimet e implantit dentar, ose protezat e heqshme të pjesshme. Kur planifikoni një konsultë me Family Dental, ne do të shqyrtojmë secilën nga këto mundësi me ju për të zbuluar se cili është trajtimi më i mirë për ju.

Avantazhet e urave të porcelanit

• Ato duken shkëlqyeshëm.
• Urat e Family Dental duken, ndjehen dhe funksionojnë si dhëmbë natyralë!
• Urat prej porcelani nuk e kanë atë vijën e shëmtuar gri që ju shihni në urat metalike.
• Ura prej porcelani do të zgjasë shumë vite, për sa kohë që ju po kujdeseni për dhëmbët tuaj.