Dental Emergencies

Kujdesi ynë Dentar i urgjencës

Askush nuk mund ta parashikojë një emergjencë. Por, fatkeqësisht, urgjencat ndodhin. Ndoshta ju mund përjetoni një dhimbje shumë të madhe të dhëmbëve në fundjavë, ose një kurorë bie jashtë. Në rast urgjence, ne kemi stafin në mënyrë që të mund t'ju ofrojmë ndihmën që ju nevojitet.

Kur na telefononi gjatë fundjavës dhe tregoni se keni urgjencë, një mjek është në dispozicion për t'ju ofruar kujdesin që ju nevojitet. Nëse urgjenca juaj ndodh jashtë orarit tonë të punës, ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për t'ju ofruar kujdesin e nevojshëm dentar në mënyrë që ju të mos vuani.

Urgjenca vs Dhimbja e dhembit

Urgjencat kanë tendencë të ndodhin në kohërat më të papërshtatshme. Sidomos dhimbjet e dhëmbit, e cila duket se ndodh kur e presim më së paku, siç mund të ndodhë kur jeni duke shkuar jashtë qytetit për pushime ose për një ngjarje të veçantë. Por mos u shqetësoni! Ekspertët në Family Dental janë këtu për t'ju siguruar një shërbim urgjence cilësor dentar.

1. Ne do të vlerësojmë nivelin tuaj të dhimbjes, dhe për sa kohë e keni pasur atë.
2. Ne do t'ju caktojmë një takim me ekipin tonë.
3. Ne do të bëjmë një rreze x të zonës në të cilën keni dhimje dhe një nga dentistët tanë do të diagnostikojë burimin e problemit.

Dhimbja e dhëmbit mund të vij nga shumë shkaqe të ndryshme. Dhëmbët që kanë nevojë për kanale rrënjësore ose heqje shpesh shkaktojnë shumë dhimbje, por vetëm sepse dhëmbi juaj dhemb nuk do të thotë që një kanal rrënjësor ose heqja është e nevojshme. Nëse përcaktohet se njëra prej këtyre shërbimeve është e nevojshme, ne kemi stafin përkatës të kualifikuar.

Si i pëballojmë ne emergjencat

Ne do t'ju caktojmë për një takim dhe do të vlerësojmë se çfarë mund të bëjmë për ti dhënë zgjidhje shqetësimin tuaj, gjatë vizitës me dentistët tanë të specializuar. Nëse keni nevojë për një mbushje, kurorë ose urë, ne zakonisht mund të fillojmë trajtimin në të njëjtën ditë!

Nëse dhimbja juaj është për shkak të infeksionit ose rrethanave të tjera të paparashikuara për të cilat ne nuk mund të përfundojmë në të njëjtën ditë, ne do t'ju caktojmë takim në një ditë tjetër që i përshtatet orarit tuaj. Gjatë kësaj kohe dentisti do të vlerësojë atë që është e nevojshme për të frenuar shqetësimin tuaj derisa të jemi në gjendje të përfundojmë trajtimin.

Menaxhimi i dhimbjes

Ndonjëherë pacientët kanë raste urgjente dentare, edhe pse nuk kanë dhimbje. Kjo do të thotë që ju mund keni:

• Copëtimi i një dhëmbi
• Humbja e një mbushjeje
• Humbja e një kurore

Nëse keni ndonjë nga këto raste, ne duam t'ju shohim sa më shpejt të jetë e mundur. Ndonjëherë, këto mund të fillojnë pa dhimbje, por më vonë të arrijnë në një nivel të dhimbshëm shumë shpejt .